Leucemia është një sëmundje malinje, që prek të gjitha moshat, dhe për fat të keq nuk kursen as fëmijët. Ajo mund të jetë akute apo kronike, në varësi të stadeve të zhvillimit të saj. Forma akute është një formë që zhvillohet shpejt dhe përkeqësohet gjithashtu shpejt.
Forma kronike është formë e cila zhvillohet dhe përkeqësohet më ngadalë. Kur bëhet fjalë për leuceminë, të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike. Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leucemisë. Simptomat e leucemisë variojnë në varësi të tipit të tumorit, por disa shenja të përgjithshme përfshijnë:
• Temperaturë e lartë (subferile) dhe ethe.
• Dobësi dhe lodhje e vazhdueshme.
• Infeksione të shpeshta të përsëritura dhe shpeshherë të rënda.
• Rënie e theksuar në peshë.
• Zmadhim i gjëndrave limfatike, zmadhim i shpretkës dhe mëlçisë;
• Shfaqje e të nxirave në trup, hematoma që nuk zhduken lehtë
• Djersitje e shtuar gjatë natës;
• Dhimbje kockash.
Cilët janë faktorët që favorizojnë zhvillimin e leuçemisë?
Faktorët që rrisin rrezikun për të zhvilluar disa tipe të leuçemive janë:
• Anomalitë gjenetike: Disa anomali gjenetike, si sindroma Doën, janë të shoqëruara me një rrezik më të lartë për të zhvilluar leuçemi në moshat pediatrike.
• Ekspozimi ndaj disa lëndëve kimike: Përmendim këtu benzene, i cili gjendet tek benzina dhe përdoret në industrinë kimike, rrit rrezikun për shfaqjen e leuçemisë.
• Duhanpirja: Duhanpirja rrit rrezikun për të zhvilluar Leuçemi Mieloide Akute.
• Histori familjare me leuçemi: Nëse një pjesëtar i familjes është diagnostikuar dhe trajtuar me leuçemi, atëherë persona me lidhje të afërt gjaku janë më të rrezikuar për të zhvilluar leuçemi.
• Trajtimi ndaj një kanceri të mëparshëm: Personat që i janë nënshtruar kimioterapisë dhe radioterapisë për të trajtuar një kancer të mëparshëm, janë më të rrezikuar që të zhvillojnë me kalimin e kohës, tipe të ndryshme të leuçemisë.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...