Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë farmaceutike dhe përpjekjeve të shumta shkencore, kanceri mbetet një nga sëmundjet më të rrezikshme që vazhdon të marrë me mijëra jetë njerëzish.
Diagnositikimi i tij në hapat e parë, jo gjithmonë është i mundur, megjithatë trupi juaj arrin t’ju dërgojë disa sinjale dhe shenja paralajmëruese.
Edhe pse shpeshherë i injoroni, këto shenja mund të jenë përcaktuese për vijimësinë e shëndetit.
Më poshtë do gjeni shenjat paralajmëruese:
1.Kokërr nën lëkurë: Mjekët ju paralajmërojnë vazhdimisht, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne: Në qoftë se vini re praninë e një kokrre të fryrë në nën lëkurë, mos e injoroni. Kjo masë, e cila zakonisht shfaqet poshtë gjoksit ose dhe nën sqetull ku janë të përqendruara gjendrat limfatike është shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit.
2.Irritim dhe kruarje të vazhdueshme: Trupi ynë e trajton kancerin si një bakterie, të cilën sistemi imunitar e lufton duke përdorur qelizat e bardha të gjakut. Si pasojë rritet rrjedhja e gjakur në zonën kancerogjene, duke bërë që kjo zonë të jetë vazhdimisht e ngrohtë, e kuqe dhe të keni kruajtje.
3.Plagë që nuk shërohen: Nëse keni ndonjë plagë të hapur në trup që nuk arrin të mbyllet, mund të jetë shenjë e pranisë së një kanceri në trupin tuaj. Sistemi imunitar është i dobët dhe si pasojë qelizat kancerogjene sulmojnë plagën e hapur.
4.Shenja në gjuhë dhe brenda gojës: Mos neglizhoni shenjat dhe puçrrat e bardha që ju shfaqen në gojë, gjuhë, mishrat e dhëmbëve dhe bajame. Konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
5.Vështirësi në gëlltitje dhe humbje oreksi: Problemet me gëlltitjen, dispepsinë dhe humbjet e oreksit ndikojnë në aftësinë e trupit për të marrë lëndët ushqyese, ul veprimtarinë e sistemit imunitar duke e bërë më të brishtë dhe pre të qelizave kancerogjene.
6.Probleme me trejtjen: Tretja është një proces shumë i rëndësishëm që ndikon në mirëqenien e trupit dhe shëndetit të përgjithësi. Kur problemet dhe vështirësitë em tretjen zgjasin më shumë se dy ditë, duhet të mendoni seriozisht të flisni me një mjek.
7.Ndryshime në urinim: Nëpërmjet urinimit bëhet nxjerrja jashtë e të gjitha toksinave të dëmshme. Ndryshimet në forcën e rrjedhjes së urinës, ngjyrës, aromës, prezencës së shkumës ose gjakut duhet të kontrollohen menjëherë.
9.Ndryshime të zërit: Kanceri i laringut mund të shkaktojë ndryshimin e rimbrit dhe tonin e zërit tuaj.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të