Google ADS

Shenjat paralajmëruese të cisteve

02:13 | 8 Prill 2017
Trina Galanxhi

Cistet ovariane mund të shfaqen në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të femrës dhe mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve. Ato mund të shfaqen në formën e qeskave të vogla apo të mëdha.

Sëmundja policistike e vezoreve është një sëmundje e zakonshme tek shumë femra. Kjo është një gjendje ku shumë ciste janë të pranishme në një vezore. Nëse trajtimi nuk bëhet në kohën e duhur, cistet mund të rriten në madhësi. Në mënyrë që të parandaloni formimin e tyre, ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë hormonal.

Shumica e cisteve nuk shkaktojnë asnjë simptomë, prandaj ato kapen në një madhësi të konsiderueshme. Ja disa nga simptomat që ju paralajmërojnë për cist ovarinan:

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit dhe kofshë
  • Dhimbje të legenit gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje gjatë lëvizjes së zorrëve
  • Të vjella
  • Ndjeshmëri e madhe e gjinjve
  • Ndjesi fryrje në pjesën e fundme të barkut
  • Presion mbi fshikëz dhe vështirësi në urinim
  • Dobësi dhe lodhje kronike

Në rast se vëreni disa nga simptomat e mësipërme, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme