Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë.
Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë, apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit.
Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur, apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje, apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.
Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një, ose më shumë nga funksionet, si aftësinë për të kryer lëvizje, të folurit, pjesën vizuale, koordinimin, ekuilibrin, kujtesën dhe perceptimin. Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që ju paralajmërojnë për një infarkt të mundshëm.
Shenjat paralajmëruese -Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit -Vështirësi në të folur -Turbullim apo humbje të shikimit -Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme -Dizekuilibër ose rënie e papritur -Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur) -Konfuzion./Arbresh.info
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...