Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit, kështu që këshillohet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:
Ndryshim të masës apo formës së gjoksit – Gjoksi është me madhësi dhe forma të ndryshme dhe ndryshon gjatë jetës së një femre. Sipas ekspertëve, ai mund të ndryshojë gjatë ciklit, shtatzënisë dhe plakjes së trupit. Mënyra e vetme për të kuptuar nëse ndryshimet janë normale apo ka diçka tjetër që nuk shkon është që të bëni vizita herë pas here.
Skuqje – Është shumë e rëndësishme që të kontrolli për shenja të ndryshme në lëkurë, rreth e rrotull gjoksit. Skuqja mund të vijë për shkak të shampos së trupit, nga kremi që përdorni, ose nga recipetat. Megjithatë, nëse ato vijojnë të qëndrojnë aty dhe nuk largohen atëherë situata bëhet më serioze.
Rrjedhje – Nëse keni lëngje që dalin nga gjoksi pa i shtypur është tepër e rëndëishme që të bëni vizitë tek mjeku.
Fryrje tek sqetullat – Gungat janë shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit, por ato nuk shfaqen gjithnjë në këtë pjesë të trupit. Ato mund të shfaqen edhe nën sqetull apo në klavikul.
Ndryshime në lëkurë – Nga rrudhosjet më të vogla të lëkurës deri tek ndryshime të dukshme, këto janë shenja të qarta të kancerit.
Dhimbje të vazhdueshme – Nëse keni dhimbje në gjoks apo në sqetulla që nuk largohet, kjo është një tjetër shenjët. Megjithatë, kjo shenjë është disi më e vështirë për t’u identifikuar, pasi dhimbjet mund të jenë edhe për shkak të nivelit të hormoneve para ciklit. Ekspertët kësihllojnë që nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe nuk largohet për një kohë të gjatë, atëherë ka vërtetë diçka për t’u shqetësuar.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...