Nëse jeni nën stres kronik, trupi juaj çdo ditë i është ekspozuar një niveli shumë të lartë të hormoneve të stresit. Stresi është faktori kryesor i rrezikut për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut, diabetin e tipit 2 dhe depresionin.
Studimet kanë treguar se disa njerëz janë mësuar aq shumë me stresin sa që thjesht nuk janë më të vetëdijshëm se janë nën stres. Kjo mënyrë e jetesës nuk është e mirë për ju.
Në vijim ju zbulojmë shenjat që ju tregojnë se jeni nën stres kronik. Nëse e vëreni praninë e disa shenjave, gjithsesi konsultohuni me mjekun.
Dhimbje më intensive menstruale
Femrat që janë nën stres kronik kanë madje dy herë rrezik më të lartë të dhimbjeve dhe spazmave të forta para dhe gjatë menstruacioneve. Shkencëtarët besojnë se për këtë është përgjegjës çekuilibrimi hormonal.
Kokëdhimbjet gjatë ditëve të pushimit
Gjatë ditëve të pushimit nivelet e hormonit të stresit fillojnë të bien me shpejtësi. Ky ndryshim i shpejtë mund të shkaktojë kokëdhimbje të papritura.
Dhimbjet në nofulla
Dhimbjet në nofulla mund të jenë rezultat i kërcëllitjes së dhëmbëve gjatë gjumit. Konsultojeni dentistin në lidhje me mbrojtjen që do ta bartni gjatë gjumit. Është vërtetuar se kjo ndihmon në 70 për qind të rasteve në ndalimin e kërcëllitjes së dhëmbëve.
Ëndrrat e pazakonshme
Ëndrrat janë kryesisht pozitive, që edhe është arsyeja se pse ngriheni në një disponim më të mirë se kur keni shkuar për të fjetur. Por, kur jeni nën stres, sigurisht do të ëndërroni ëndrra të çuditshme dhe ankthe.
Gjakderdhja e mishrave
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që janë nën stres kronik kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Nivelet kronikisht të larta të hormoneve të stresit mund ta dobësojnë sistemin imunitar, i cili më pas i mbron më dobët mishrat nga bakteret.
Aknet
Nëse zakonisht nuk keni probleme me puçrra dhe akne, është e mundur që stresi kronik ju shkakton shfaqjen e papritur të akneve dhe puçrrave.
Dëshira për ëmbëlsira
Studimet kanë treguar se stresi rrit dëshirën për ëmbëlsira, ndërsa shkencëtarët besojnë se kjo është për shkak se hormonet e stresit ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojnë ndryshime të papritura në nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj, kur niveli i sheqerit në gjak bie papritur, vjen deri tek shfaqja e dëshirës për ëmbëlsira.
Kruajtja e lëkurës
Një studim ka zbuluar se personat të cilët janë nën stres kronik kanë një rrezik më të madh të kruajtjes kronike. Gjithashtu, kruajtja kronike e lëkurës rrit nivelet e hormonit të stresit, e cila është arsyeja se pse shumë lehtë mund të futeni në një rreth vicioz.
Alergjitë më intensive
Hormonet e stresit mund ta stimulojë prodhimin e proteinave IgE të cilat e shkaktojnë shfaqjen e reaksioneve alergjike. Studimet kanë treguar se reaksionet alergjike janë më të forta kur personat me alergji janë nën stres.
Dhimbjet e barkut
Ankthi dhe stresi mund të shkaktojë dhimbje të barkut, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe pagjumësi. Një studim ka zbuluar se personat që janë nën stres kronik madje tri herë më shpesh vuajnë nga dhimbjet e barkut. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...