Shumica e njerëzve pohojnë se mund t’i vërejnë shenjat e hershme të shtatzënisë.
Sidoqoftë, ka shumë simptoma të shtatzënisë së hershme të cilat shumë pak njerëz i dinë.
Fillimisht duhet të keni parasysh se jo gjithmonë testet e shtatzënisë janë korrekte, prandaj edhe është e rëndësishme të jeni në dijeni për këto shenja të hershme.
Mungesa e menstruacioneve
Mungesa e menstruacioneve është një nga shenjat më të zakonshme që tregon se një grua është në fazat e hershme të shtatzënisë.
Ngërçet e ndryshme
Gjatë fazës së hershme të shtatzënisë, gratë mund të përjetojnë ngërçe në këmbë.
Sipas ekspertëve, kjo shkaktohet nga ndryshimi në mënyrën që trupi e përpunon kalciumin, transmeton Telegrafi
Dhimbje në gjinj
Një simptomë tjetër të cilën femrat në fazat e hershme të shtatzënisë mund ta vërejnë, është rritja e ndjeshmërisë te gjinjtë.
Jo vetëm se gjinjtë kanë pak dhimbje dhe janë më të butë se zakonisht, por edhe mund të rriten për nga madhësia.
Përveç këtyre, simptoma tjera të shtatzënisë së hershme janë:
– Marramendjet
– Uri më e madhe
– Luhatje në disponim
– Shpeshtim të urinimit.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...