Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Studimet e fundit tregojnë se Vitamina D ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, përmison nivelin e kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kjo vitaminë mund të merret më së miri përmes rrezeve të diellit, por njerëzit që kalojnë më shumë kohë në shtëpi, dukshëm kanë mungesë të kësaj vitaminë.
Më poshtë mund të lexoni simptomat që paraqiten nga mungesa e vitaminës D.
Jeni në mbipeshë
Mangësia e Vitaminës D sjell probleme me peshën e trupit. Sipas studimeve të fundit, është demonstruar se mungesa e vitaminës D sjell probleme me humbjen e peshës.
Ndjeheni të mërzitur
Mungesa e vitaminës D lidhet ngushtë me depresionin. Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë mungesë të vitaminës D, transmeton koalb.com.
Djersiteni shumë
Djersitja gjatë ushtrimeve është gjë normale, por nëse djersiteni duke mos bërë asgjë, atëherë duhet të kontrolloni mungesën e vitaminës D në organizmin tuaj.
Keni dhimbje të nyjeve
Nëse ndjeni dhimbje në nyje, atëherë kjo është një ndër shenjat e para paralajmëruese të mungesës së vitaminës D.
Keni tension të lartë
Hulumtimet kanë dëshmuar se njerëzit me nivel të lartë të vitaminës D kanë tendencë të kenë presion të ulët të gjakut dhe kanë më pak gjasa të kalojnë në hipertension, ndërsa mungesa e vitaminës D rrit tensionin e gjakut.
Keni imunitet të dobët
Sëmureni shpejt nga gripi, apo nga infeksionet? Kjo është shenja që ju vuani nga mungesa e vitaminës D. Dielli është burimi kryesor i vitaminës D, prandaj edhe mendohet që qëndrimi në diell shmang infeksionet.
Keni lëkurë të errët
Hulumtuesit kanë theksuar se personat që kanë lëkurë të errët kanë nivel të ulët të vitaminës D. Kjo vjen si pasojë e mungesës së diellit, prandaj mjekët sygjerojnë që nëse keni lëkurë të errët, duhet të filloni të konsumoni vitaminën D.
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...