Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se një shenjë mund të tregojë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.
Pas ekzaminimit të materialeve që i kishin bllokuar arteriet koronare një numri të madh pacientësh, një ekip i shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë kanë konfirmuar se ka qenë kolesteroli, në formën e kristaleve.
Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente.
“Në studimet e mëhershme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim sikur akulli dhe uji”, ka treguar Dr. George Abela, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetërorë të Miuchiganit.
“Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar sulm në zemër apo në tru”.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm kanë aftësinë ta zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi