Google ADS

Shafrani i Indisë ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe ju bën të lumtur

20:41 | 25 Janar 2018
Trina Galanxhi

Marrja e shafranit të Indisë mund të ndihmojë në përmisimin e kujtesës tuaj, madje mund të ndihmojë edhe që të bëni jetë të lumtur, ka gjetur studimi i publikuar në  janarit të “Journal of American Journal of Psychiatry Geriatric”.

Studimi i cili u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles ka gjetur se shafrani i Indisë përmison kujtesën, aftësitë e vëmendjes dhe ndryshon humorin për të mirë, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë theksuar se shfarani i bën këto ndryshime te njerëzit që e marrin atë në masa ditore.

Studimi i kryer gjatë një periudha prej 18 muajsh, studimi përfshiu pjesëmarrjen e 40 të rriturve midis 51 dhe 84 vjeç.

Deri në fund të studimit, studiuesit arritën në përfundim se aftësia e kujtesës dhe e vëmendjes është përmisuar për 28 përqind te personat që kanë konsumuar shafran në baza ditore.

Studiuesit tani po planifikojnë të fillojnë një studim të ri që do të përfshijë një grup më të madh njerëzish, përfshirë ata me depresion të butë, për të provuar rolin e erëzes si anti-depresiv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme