Shtatzënia paraqet një gjendje të re jo vetëm në pikëpamje fizike por edhe në atë psikike. Nënat e ardhshme duhet të janë të vetëdijshme se ky proces do t’iu ndërrojë të gjitha aspektet e jetës së tyre, që nga emocionet, raportet me partnerin, karrierën, nevojat e reja e shumë çka tjetër.
Ndryshimet fizike në trupin e një gruaje gjatë shtatzënisë marrin shumë vëmendje, por më pak vëmendje i kushtohet ndryshimeve emocionale që ajo mund të përjetojë.
Kur jemi te ndryshimet emocionale përveç tjerash janë hormonet estrogjen dhe progesteron të cilat rriten dhe për këtë shkak vijnë edhe luhatjet e humorit.
“Përgatitja shëndetësore e nënës ka një rol shumë të rëndësishëm, dihet kur hyn në shtatzëni gruaja mund të ketë infeksion, mbipeshë, probleme me diabet, probleme me hipertension, por, rol të veçantë i kishim dhënë edhe anës psikologjike apo anës psikike të pacientes”, potencoi për emisionin Ninulle, Dr. Edibe Borovci, nga Klinika Amerikane, Dr. Behar Kusari.
Për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë Dr. Borovci, këshillon patjetër duhet të jetë përkrahja e bashkëshortit, familjes dhe e rrethit.
Kur jemi tek përgatitjet për shtazani, gjendja emocionale shkon konform përgatitjeve të tjera, këtë e konfirmon edhe psikologia Ida Tërrnava. Ajo shpjegon se përveç përgatitjeve, e rëndësishme është që planifikimi i shtatzënisë duhet të bëhet me dëshirën e çiftit.
“Përgatitja emocionale e qiftit normal që duhet të jetë e planifikuar, nëse flasim për një shtatzëni të planifikuar patjetër që duhet të shkoj konfom përgatitjeve tjera. Kur punojmë me çiftet zakonisht mundohemi me kuptu a është dëshirë e çiftit me pas një fëmijë, sepse nëse nuk është dëshirë e qiftit por e familjes apo rrethit, atëherë presioni nëpër të cilin kalojnë është i madh, shpjegon psikologia Ida Tërnava.
Sipas doktoreshës Borovci, ndonjëherë ndodh që procesi i shtatzënisë kalon pa pengesa, pa probleme emocionale, por është një periudhë e dytë pas lindjes që është depresioni postpartal e kjo mund të jetë një nga periudhat më të vështira sa i përket luhatjes emocionale.
“Disa gra e përjetojnë më lehtë me qarje të lehta, me pasiguri për kujdesin ndaj bebes, pasiguri për kujdesin ndaj vetes edhe këtu rol të veçantë gjithmonë luajmë neve si doktor, por kemi raste që ndonjëherë duhet të konsultohemi edhe me psikologun. Por duhet ta marrim si një gjë normale, qiftit i japim informacione që pas lindjes mund të kalojnë nëpër këto sfida por me kalimin e kohës edhe me ndihmën e familjes e specialistëve stabilizohet gjithçka”, shpjegon gjinekologia Borovci.
Ndërsa, sa është normale të zgjas kjo gjendje a ndikon edhe ushqimi dhe shumë informacione të tjera rreth kësaj teme mund të mësoni nga emisioni Ninullë të cilin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ish...
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...