Të shkosh për të fjetur në një kohë të caktuar lidhet me zhvillimin e ulët të sëmundjeve të zemrës, ka gjetur një studim i fundit.
Në një studim të botuar në European Society of Cardiology’s European Heart Journal, një ekip i udhëhequr nga Universiteti i Exeter me qendër në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se të shkuarit për të fjetur midis orës 22:00 dhe 23:00 është më i dobishëm në krahasim me oraret e hershme ose më të vonshme të gjumit, transmeton portal arbresh.info
Në studim kanë marrë pjesë mbi 88 mijë persona, të cilët u rekrutuan mes viteve 2006 dhe 20210.
Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët demografikë, stilin e jetës, shëndetin dhe fizikun, sipas një njoftimi të lajmeve të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
Studimi ka shqyrtuar kohën e gjumit dhe se si ndikon ajo në sëmundjet e zemrës, ku edhe u gjet se koha e fillimit të gjumit në orën 22:00 dhe në 23:00 shoqërohet me incidencën më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Një model tjetër që kontrollonte kohëzgjatjen e gjumit, parregullsitë e gjumit dhe faktorët e rrezikut kardiovaskular, si statusi i pirjes së duhanit dhe indeksi i masës trupore, nuk e uli ndikimin e lidhjes.
Kishte një rrezik 25% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare me fillimin e gjumit në mesnatë ose më vonë, një rrezik 12% më të madh për 23:00 deri në 23:59. dhe një rritje prej 24% e rrezikut për të rënë në gjumë para orës 22:00.
Analizat e ndjeshmërisë zbuluan se lidhja me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare ishte më e fortë tek gratë, me fillimin e gjumit vetëm më herët se ora 22:00.
“Trupi ka një orë të brendshme 24-orëshe, të quajtur ritëm cirkadian, që ndihmon në rregullimin e funksionimit fizik dhe mendor”, tha në një deklaratë autori i studimit David Plans nga Universiteti i Exeter.
“Ndërsa nuk mund të konkludojmë shkakun nga studimi ynë, rezultatet sugjerojnë se gjumi i hershëm ose i vonë mund të ketë më shumë gjasa të prishë orën e trupit, me pasoja negative për shëndetin kardiovaskular”, shtoi ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...