Një studim i fundit ka gjetur se ngrënia e ushqimeve të skuqura lidhet ngushtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Studimi që shikoi rezultatet e 19 studimeve, 17 prej të cilave kishin të bënin me ngjarje të mëdha kardiovaskulare dhe 6 prej të cilave hetonin të gjitha format e vdekshmërisë, erdhi në përfundim se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, transmeton portal arbresh.info
Sipas studimit të botuar në revistën “Heart”, dieta perëndimore e pasur me mish të përpunuar, yndyrna të ngopura, sheqerna të rafinuar dhe karbohidrate, dhe me pak fruta, perime, drithëra dhe ushqime deti, shkakton mbipeshë, diabet të tipit 2 dhe rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Ushqimet e skuqura me miell kanë shumë kalori, rrisin nivelin e kolesterolit “të keq” dhe zvogëlojnë nivelet e lipoproteinës së dobishme me dendësi të lartë, ose kolesterolit “të mirë”.
Përveç kësaj, theksojnë studiuesit, skuqja rrit prodhimin e nënprodukteve kimike, të cilat mund të ndikojnë në përgjigjen inflamatore të trupit.
Studiuesit zbuluan se, krahasuar me të anketuarit që hëngrën sasinë më të vogël të ushqimit të skuqur, ata që hëngrën më shumë kishin 28% rritje të rrezikut të ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare, 22% rritje të rrezikut të sëmundjes koronare të zemrës dhe 37% rritje të rrezikut të infrakt.
“Ne e dimë që skuqja e ushqimit mund të degradojë vlerën e tij ushqyese, të gjenerojë yndyrna trans, të cilat dihet se janë të dëmshme, si dhe rritjen e përmbajtjes së kalorive të ushqimit, të cilat përfundimisht çojnë në procese që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës”, tha Prof. Riyaz Patel, profesor i kardiologjisë dhe këshilltar i kardiologut në University College London, në Mbretërinë e Bashkuar./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...