Google ADS

Sëmundjet e zemrës, gjumi luan rol vendimtar

21:50 | 4 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, që përfshiu rreth gjysmë milionë pjesëmarrës është gjetur se kohëzgjatja e gjumit luan rol vendimtar në rrezikun për t’u prekur nga sulmi në zemër.

Madje studimi thekson se nga kjo sëmundje preken edhe personat që nuk pijnë duhan, nuk kanë predispozicion gjenet dhe nuk janë konsumues të alkoolit, transmeton portali arbresh.info

Në veçanti, studiuesit zbuluan se gjumi i tepërt, si dhe shumë pak gjumë, rrit rrezikun e një sulmi në zemër.

Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets dhe Universiteti i Mançesterit analizuan një grup të dhënash prej 461,000 individësh të moshës 40 deri në 69 vjeç, pjesë e biobankës në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk kishin histori paraprake të sulmit në zemër ose sëmundjeve të zemrës. Shëndeti i pjesëmarrësve u gjurmua gjatë një periudhe shtatë vjeçare.

Ata që flinin më pak se gjashtë orë gjatë natës, ishin 20% më të predispozuar të kishin sulm në zemër sesa ata që flinin nga 6 deri në 9 orë.

Studimi ka theksuar se pagjumësia lidhet me përkeqësimin e shëndetit, duke përfshirë ankthin, stresin, obezitetin, depresionin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Por ajo që ishte befasuese për këtë studim ishte se njerëzit që flinin më shumë se nëntë orë në natë kishin 34% më të predispozuar të vuanin nga një sulm në zemër sesa pjesëmarrësit që flinin nga 6 deri në 9 orë – ky është një rrezik dukshëm më i lartë sesa te grupi i privuar nga gjumi.

Njerëzit që flinin vetëm për 5 orë kishin një rrezik prej 52% të sulmit në zemër.

Ende nuk është e qartë se prej nga vjen lidhja mes gjumit dhe sëmundjes së zemrës.

Disa studime theksojnë se pagjumësia mund të ndikoje te arteriet, palcën e eshtrave, si dhe mund të çojë në zgjedhje të dobët jetese, të tilla si ngrënia e ushqimit me cilësi të ulët. Në të kundërt, gjumi i tepërt mund të nxisë inflamacionin në trup./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme