Sëmundjet vdekjeprurëse janë duke u rikthyer në të gjitha vendet e botës, e kjo kryesisht për shkak se fëmijët nuk i marrin vaksinat dhe për shkak të ngrohjes globale.
Fruthi
Fruthi është duke u shpërndarë në çdo vend të botës.
Vetëm në vitin 2018 kanë vdekur më shumë se 140,000 njerëz nga kjo sëmundje që mund të parandalohet nga vaksina.
Vlerësimet e hershme për vitin 2019 sugjerojnë se shkalla e vdekjes është rritur dukshëm qysh prej atëherë.
Fruthi ndoshta është virusi që më së lehti transmetohet dhe vetëm vitin e kaluar kanë qenë të prekur 10 milionë njerëz.
Shumica e rasteve fatale janë te fëmijët nën moshën 5 vjeçare që nuk janë të vaksinuar.
Murtaja
Murtaja po ashtu është rikthyer në formën më të frikshme.
Pavarësisht se a është bubonike, septikemike apo pneumonike, murtaja rrjedh nga një bakter i quajtur Yersinia pestis, i cili i ka vrarë rreth 25 milionë evropianë në vitet e 1300’ta dhe ende është endemike në perëndim të SHBA-së.
Sot, edhe pse ekzistojnë antibiotikët, murtaja prapëseprapë i vret rreth 1 në 10 njerëz që preken nga kjo sëmundje (murtaja bubonike krahasohet si më forma më pak e rrezikshme nga të trijat).
Simptomat e murtajës përfshijnë ligështim, ethe, dhe (në raste më ekstreme) gishta të zi, dështim respirator, etj.
Infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve
Përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i antibiotikëve shpeshherë e zmadhon problemin duke i inkurajuar patogjenët ta bëjnë veten më rezistentë ndaj tretmanëve.
Për shembull, tuberkulozi është në mesin e top 10 sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë dhe çdo vit qindra mijëra raste të sëmundjes bakteriale janë duke u bërë rezistente ndaj trajtimeve.
Sëmundjet që transmetohen seksualisht
Rastet e sifilizit, gonorresë dhe klamidisë kanë arritur majat së fundmi në SHBA, duke pasur edhe pasoja vdekjeprurëse.
Raportet tregojnë se vdekjet e të porsalindurve që ndërlidhen me sifiliz janë rritur për 22% nga viti 2017 në vitin 2018.
Rastet e gonorresë janë mbi 580,000 diagnostikime (shifra më e lartë qysh prej vitit 1991) dhe po ashtu edhe rastet e klamidisë kanë shifra rekorde.
Kolera është në rritje gjithashtu
Kolera mund t’i vras pacientët brenda pak orëve nëse nuk trajtohet dhe shkencëtarët thonë se kjo sëmundje do të përhapet edhe më shumë në vitet e ardhshme./rtk/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...