Duhanpirja, ndotja e ambientit, ndryshimet e shpeshta të motit kanë shtuar ndjeshëm mundësinë e prekjes nga sëmundjet e mushkërive. Mjekët thonë se në dy vitet e fundit, sëmundjet pneumonare janë rritur në masë deri në 26 %. Mjekët rekomandojnë kryerjen e depistimeve dhe kontrolleve periodike për të shmangur pasojat e rënda shëndetësore.
Sëmundjet e mushkërive në 2 vitet e fundit kanë pësuar një rritje me 25-26%. Shkak është duhanpirja, ndotja e ambientit, ndryshimet e shpeshta të motit dhe alergjitë e stinës.
Shefja e shërbimit të pneulogjisë, Silva Bala, në këtë stinë sheh si problematikë problemet respiratorë që kanë si faktor luhatjen e temperaturave.
Silva Bala: Së bashku duhani dhe ndotja e ambjentit janë shkaktarë shumë të rrezikshëm për prekjen e individëve nga sëmundjen malinje respiratore, siç është kanceri polmunar. Këto ditë të cilat kanë luhatje të temperaturave do të jenë të rrezikshme qoftë për fëmijët, pleqtë, të sëmurët kronikë me sëmundje respiratore.
Sëmundjet e mushkërive në stad të avancuar duhet të trajtohen në spital, ndërsa për probleme më të thjeshta trajtohen nga mjekët specialistë.
Silva Bala: Një nga shtyllat kryesore të trajtimit të sëmundjeve të rrugëve respiratore duke përfshirë këtu astmën dhe spokun, sëmundje kronike obstruktive polmunare. Por llojet që përdoren janë të ndryshme dhe çdo pompë i përgjigjet stadit që pacienti është klasifikuar në varësi të funksionit të tij respirator.
Depistimi i hershëm i sëmundjeve sjell kurim dhe trajtim të plotë të rasteve, ndaj mjekët rekomandojnë kryerjen e kontrolleve periodike dhe mos neglizhimin e simptomave.
Presidenti i Gjermanisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavar...
Derby d’Italia/ Juventus dhe Inter publikojnë 11-shet startu...
Tërmet në Napoli, kaq ishte magnituda
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin