Aktori i njohur Bruse Willis ka hequr dorë nga aktrimi pasi është diagnostifikuar me një problem shëndetësor.
Një çrregullim i trurit që çon në probleme me të folurin, leximin dhe shkrimin, ka bërë që aktori të heq dorë nga karriera e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për sëmundjen pak të njohur, transmeton portal arbresh.info
Një goditje në tru, tumor, dëmtim i kokës ose dëmtime të tjera në qendrat gjuhësore të trurit mund të shkaktojnë afazi. Një infeksion i trurit ose sëmundja e Alzheimerit mund ta shkaktojë atë.
Shoqata Kombëtare e Afazisë vlerëson se 2 milionë amerikanë janë të prekur nga kjo sëmundje dhe rreth 180 mijë preken nga kjo sëmundje çdo vit. Familja e Willis njoftoi të mërkurën se aktori 67-vjeçar është diagnostikuar me afazi, por nuk dha asnjë detaj për shkakun e mundshëm.
Për një aktor, afazia mund të përbëjë një sfidë të madhe në varësi të asaj se sa e rëndë është, tha shkencëtarja njohëse e Universitetit Johns Hopkins, Brenda Rapp, e cila punon me njerëzit me këtë gjendje.
“Mund ta imagjinoni se sa zhgënjyese është nëse nuk gjeni fjalë, nëse nuk mund t’i organizoni fjalët në fjali, nëse nuk mund ta detyroni gojën të prodhojë tingujt që dëshironi të prodhojë”, tha Rapp. “Ti je ende vetvetja… por mund të mos tingëllosh si vetvetja”.
Sipas shkencëtareve, shkaku i kësaj sëmundje është sulmi që ndërpret furnizmin me gjak në një pjesë të trurit.
Pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, qelizat e trurit vdesin, gjë që çon në vështirësi në gjetjen e fjalëve.
Afazia nuk ndikon në inteligjencë. Disa njerëz përmirësohen në mënyrë dramatike në disa muaj. Të tjerët mund të kenë nevojë të gjejnë mënyra të tjera për të komunikuar. Terapia e të folurit dhe gjuhës mund të ndihmojë.
Studiuesit po kërkojnë lloje të reja të terapisë së të folurit dhe metodave joinvazive, të tilla si një procedurë që përdor impulse magnetike për të stimuluar qelizat e trurit./arbresh.info/
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra