Antidepresantët janë shumë efikasë dhe duhet të jepen me recetë për miliona njerëz që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, deklarojnë shkencëtarët.
Pas një studimi afatgjatë, shkencëtarët e drejtuar nga Universiteti i Oksfordit thonë se kanë dashur t’i japin një përgjigje përfundimtare pyetjes nëse pilulat e trajtojnë apo jo me efikasitet depresionin.
Gjatë studimit, ku janë monitoruar më shumë se 120 mijë persona në 500 eksperimente përgjatë tri dekadave, është arritur në përfundimin se antidepresantët funksionojnë. Sipas ekspertëve, në 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare.
Por, pavarësisht kësaj, vetëm 1 në 6 njerëz të prekur nga depresioni marrin një trajtim efikas për këtë sëmundje, shkruan “shëndeti”. Shkencëtarët shpresojnë që ky studim i ri të nxisë mjekët të rekomandojnë përdorimin e antidepresantëve tek njerëzit që vuajnë nga format më të rënda të kësaj sëmundjeje.
“Antidepresanttë janë një mjet efikas për trajtimin depresionit. Rezultate e studimit vërtetojnë se këto ilaçe duhet të përdoren më shumë”, thotë profesor Andrea Cipriani, i cili ka drejtuar një analizë 6-vjeçare të studimeve ndërkombëtare.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...