Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e mishit të dhëmbëve kanë dy herë më shumë gjasa që të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, ka gjetur një studim i fundit.
Studimi i kryer me 250 persona që vuanin nga sëmundja e rëndë e mishit të dhëmbëve, gjeti se njerëzit me këtë gjendje kanë 2.3 herë më shumë gjasa të kenë një presion sistolik të gjakut më të lartë se 140 mm Hg, pragu mjekësor për hipertensionin, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Periodontiti është një infeksion i mishit të dhëmbëve që shpesh çon në gjakderdhje dhe mund të rezultojë në humbje të dhëmbit ose kockave.
Studiuesit nga University College London studiuan presionin e gjakut sistolik dhe diastolik.
Të dy metrikat maten në milimetra zhivë (mmHg) dhe njerëzit me sëmundje të mishit të dhëmbëve kanë, mesatarisht, një presion sistolik më të lartë 3.36 mm Hg.
Presioni i tyre diastolik i gjakut është gjithashtu i rritur me 2.16 mm Hg në krahasim me njerëzit me shëndet të patëmetë të dhëmbëve.
Autorja kryesore e studimit Dr. Eva Munoz Aguilera, studiuese e vjetër në Institutin Stomatologjik UCL Eastman në Londër, tha: “Pacientët me sëmundje të mishit të dhëmbëve shpesh janë shenjë që paralajmërojnë për presionin e lartë të gjakut, veçanërisht kur ka inflamacion aktiv gingival, ose gjakderdhje të mishit të dhëmbëve”.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim iu nënshtruan ekzaminimeve gjithëpërfshirëse periodontale, duke përfshirë masa të hollësishme të ashpërsisë së sëmundjes së mishit të dhëmbëve./arbresh.info/
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar