Google ADS

Sëmundja ‘​Lyme’, e rrezikshme sa mund të shkaktojë probleme mendore

23:36 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet shumë herët, dhe një raport i ri pohon se mijëra raste në Britani të Madhe mund të jenë pa diagnozë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Përkujdesjes së Kujdesit (NICE), 3.000 raste të sëmundjes Lyme të raportuara në Britani të Madhe mund të nënvlerësohen, pasi mjekët dhe klinikët nuk janë të detyruar të raportojnë numrin e rasteve, transmeton KosovaPress.

Ajo është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Borrelia burgdorferi. Shfaqet në formën e njollave të kuqe në formë vezake që shkaktohen në lëkurë nga pickimi i një lloj insekti të quajtur ‘Ixodes scapularis’.

Pas njollave, shumë pacientë zhvillojnë grip të rëndë me simptoma si dhimbje të muskujve, ethe dhe lodhje. Analiza e gjakut në këtë fazë mund të jetë negative, por mjekët duke parë shenjat e veçanta në lëkurë e trajtojnë pacientin me antibiotikë.

Për mbrojtje nga ky lloj insekti, ekspertët këshillojnë veshje mbrojtëse, lyerje të lëkurës me solicione të përshtatshme kundër insekteve dhe kontroll të kujdesshëm si të njerëzve dhe kafshëve shtëpiake, ku Ixodes scapularis bashkëngjitet më lehtë.

Nëse gjendet, insekti duhet të hiqet me kujdes, pasi ekspertët nuk rekomandojnë përdorimin e ngrohjes apo lëngjeve për shkëputjen e insektit nga lëkura.

Gjithashtu, është mirë që insekti të ruhet për t’ia treguar mjekut, në mënyrë që ai jetë në gjendje për të përcaktuar antibiotikun e përshtatshëm për trajtim.

Insekti që shkakton sëmundjen Lyme ka disa emra.

Termi mjekësor në latinisht është Ixodes scapularis që shpesh u ngjitet kafshëve shtëpiake, si qenit. Kjo sëmundje u zbulua për herë të parë në vitin 1975 në qytetin amerikan Lyme.

Ajo është më aktive midis marsit dhe tetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme