Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët: shkojnë të flenë në orën 22.00. Duket se kjo ndikon në suksesin e tyre, pasi dihet që gjumi kaq herët mund të ketë shumë efekte pozitive në trupin dhe mendjen tonë. Prandaj nuk është për t’u habitur që disa nga gratë më të suksesshme në botë e përfundojnë ditën e tyre kaq herët për t’u bërë gati për tjetrën. Por pse njerëzit që shkojnë në shtrat kaq herët kanë kaq përfitime? Ndoshta duhet të filloni ta bëni edhe ju ritualin tuaj…
Ne përfitojmë nga periudha më e mirë e gjumit
Gjumi ynë ndahet në cikle 90-minutëshe të atij të rëndë dhe ati të lehtë, nga gjumi me lëvvizje jo të shpejta të syve (non-REM), tek gjumi me lëvizje të shpejta të syve (REM). Periudha më e mirë e një gumi të thellë dhe të relaksuar është në oraret 22.00-2.00.
Trupi ynë kthehet në formë
Kur jemi në ciklin e gjumit të thellë, trupi shëron vetveten duke prodhuar hormone të rritjes dhe rigjenerimit. Ky aktivitet siguron të jemi në formë të shkëlqyer ditën tjetër, sidomos për njerëz që merren me atletikë.
Nivelet e stresit bien
Mungesa e gjumit shkakton rritje të stresit për shkak të niveleve të larta të kortizolit që është hormoni i stresit. Nivelet e larta të këtij hormoni shkaktojnë ankth dhe probleme të tjera shëndetësore. Nëse do të fillojmë të flemë më herët, do të bëjmë periudha më të gjata gjumi që mund të kontrollojnë nivelet tuaja të kortizolit. Do të ndiejmë që jemi të karikuar gjatë ditës, falë pushimit që trupi dhe mendja do të përfitojnë nga një natë me gjumë të mirë.
Risku për sëmundje të ndryshme zvogëlohet
Disa studime kanë treguar se njerëzit që shkojnë të flenë më herët në krahasim me ata që janë njerëz të natës. Personat që e anashkalojnë periudhën kur trupi bën gjumë të thellë, kanë rrezik më të lartë të zhvillojnë sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe hipertension. Studimet kanë treguar gjithashtu se ata që flenë midis orës 22.00 dhe 02.00 kanë shumë përfitime për qelizat imunitare, krahasuar me ata që nuk bëjnë gjumë të thellë, të cilët kanë përgjigje të ulëta imunitare ndaj viruseve, çka do të thotë që sëmuren më lehtë./vizionplus/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...