Sekreti i grave që plaken shëndetshëm

07:54 | 16 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Një studim i fundit është përqendruar në plakjen e grave me shëndet të plotë.

Gjatë tridhjetë viteve të fundit një ekip hetuesish ndërkombëtarë kanë përpiluar një sasi të jashtëzakonshme të dhënash, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin për faktorët e modifikueshëm të rrezikut në shëndetin e grave, transmeton portal arbresh.info

Studimi ka studiuar shëndetin e trurit, zemërs dhe zorrëve, dietën, gjumin, ushtrimet dhe përfitimet e miqësisë.

5 arsyet pse burrat e moshuar janë më tërheqës se të rinjtë

Sipas studimit, më e rëndësishmja nga të gjitha është mirëqenia e grave.

Autorja e studimit, Cassandra Szoeke, ka theksuar se promovimi i mirëqenies, që tregon se si të promovohet mirëqenia e përgjithshme dhe sigurimi i përbërësve kryesorë për jetëgjatësi luajnë një rol të rëndësishëm gjatë procesit të plakjes.

Studimi ka lidhur shëndetin e plotë të grave gjatë procesit të plakjes me gjendjen shpirtërore të tyre, dietës, sjelljeve të tyre, aktivitetin fizik dhe lidhjen shoqërore.

Gjatë studimit janë vëzhguar gratë mbi 70 vjeç./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme