Me vetëdije apo jo, për arsye që as vetë nuk i dini, përballë doktorit të gjithë mundohen t’i fshihen, apo mos t’i tregojnë disa gjëra.
Sipas disa studimeve njerëzit tregohen më të sinqertë me quizet online apo aplikacionet e shëndetit ku ruhet identiteti, sesa kur pyeten drejtëpërdrejtë nga mjeku.
I druhemi mendimit të tij, pa e kuptuar se ai është aty për të na ndihmuar dhe duhet të dijë çdo detaj që mund t’i hyjë në punë. Mendojmë se duke gënjyer e duke mos thënë të vërteten do të krijojmë një përshtypje më të mirë, duke mos e menduar sa dëm mund të shkaktojmë.
Më poshtë do të lexoni të gjitha “gënjeshtrat” që pacientët nuk duhet t’i thonë kurrë mjekëve, apo sekretet që u mbajnë.
1.Doktori duhet ta dijë nëse ju keni marrë mjekim pa recetën e tij, apo kenimarrë ilaçe vetëm se një mik apo i njohur ua ka rekomanduar.
2. Nëse së fundmi u jeni nënshtruar një operacioni apo ndërhyrjej kirurgjikale, qoftë dhe estetike, mjeku duhet ta dije. Çdo problem që mund të keni pasur gjatë kësaj periudhe si gjakderdhje, temperaturë etj është një informacion me shumë vlerë.
3.Nëse doktori përballë jush është një gjinekolog ai duhet ta dijë nëse keni shkuar me më shumë se një partner dhe nëse keni përdorur kondom apo jo.
4.Nëse ju pyet, mos ia mbani sekret mjekut, sasinë e alkoolit që pini. Alkooli lidhet me jo pak probleme shëndetësore ndaj ju duhet të tregoheni të sinqertë që doktori të mos konfuzohet në diagnostikim.
5.Nuk i keni ndjekur me përpikmëri këshillat e tij! Më mirë që doktori të dijë çfarë keni bërë e çfarë jo, sesa të mendojë se ju keni qënë krejtësisht të rregullt në marrjen e ilaçeve e ato nuk ju kanë dhënë efekt.
/arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...