Spinaqi pa dyshim hyn në listën e ushqimeve më të shëndetshme.
Duhet të merret parasysh që kur ta konsumoni, është më mirë të përgatisim aq sa do ta hamë, sepse ringrohja e spinaqit nuk rekomandohet aspak, transmeton portal arbresh.info
Spinaqi bën pjesë në grupin e perimeve me gjethe që përmbajnë nivele relativisht të larta të nitrateve, të cilat mirren nga toka përmes rrënjëve.
Kur spinaqi lihet të qëndrojë, veçanërisht nëse është trajtuar në nxehtësi, sasia e nitrateve rritet dhe ato shndërrohen në nitrite në spinaqin e zier gjatë procesit të zierjes. Ato janë të rrezikshme sepse ato kombinohen me aminet në trup dhe formojnë përbërje shumë kancerogjene që ne i quajmë nitrosoamina, shpjegoi dietologia Dagmar von Kram.
Nëse ngrohni spinaqin vetëm për një kohë të shkurtër pak para se ta konsumoni, nuk keni pse të shqetësoheni, tha von Kram, duke paralajmëruar se nuk vlen për fëmijët shumë të vegjël, te të cilët, në rastin më ekstrem, pasoja mund të jetë mbytja.
Mbetjet e spinaqit të gatuar nuk duhet të ruhen në temperaturë dhome. Ato duhet të futen në frigorifer menjëherë. Thjesht ngroheni atë pak para se ta konsumoni. Në fakt, është më mirë të përgatisni vetëm aq spinaq sa mund të hahet në një vakt.
Spinaqi mund të hahet i gjallë, si sallatë. Është i pasur me vitamina A, C, betakarotinë dhe acid folik.
Prej kohësh, spinaqi është konsideruar si burimi më i mirë i hekurit.
Megjithatë, sipas shumë studimeve, në spinaq nuk ka sasi të madhe të hekurit, prandaj nuk duhet pritur që ta konsumojmë për të trajtuar aneminë./arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...