Një studim i ri shkencor ka vërtetuar se gruaja, që bart shaminë dhe është kureshtare për këtë, ndjehet psikikisht dhe emocionalisht më mirë në raport me qasjen pozitive ndaj vetvetes sesa gruaja që nuk bart shaminë.
Si ndodhë kjo?
Sekretin e kësaj na e zbulon Universiteti Westminster nëpërmjet një punimi të publikuar në revistën angleze për Shkencën e Psikologjisë. Punimi në të vërtetë trajton një anketë të bërë me qindra vajzave që bartin shaminë dhe të tjera pa shami. Hulumtuesit kanë konstatuar se vajzat e mbuluara disponojnë me një vetëbesim shumë më të madh dhe me një siguri më të lartë në raport me vajzat e pambuluara.
Studimi ka zbuluar se femrat e mbuluara janë më pak të preokupuara dhe më pak të stresuara për peshën dhe pamjen e jashtme, sikur që shpenzojnë më pak për rrobat e tyre.
Mburojë nga kanceri i lëkurës
Në Perëndim janë kryer studime të shumta sa i përket përhapjes së kancerit të lëkurës, e veçanërisht tek femrat, të cilat i ekspozohen më shumë rrezatimit të diellit. Mjekët kanë këshilluar femrat që të mos zbulojnë pjesë të trupit të tyre për ta ruajtur kështu lëkurën nga kanceri. Në një studim të kryer tash në vitin 2015, është vërtetuar se femrat e moshërritur janë më shumë të rrezikuara për kancer nga ekspozimi ndaj diellit sesa fëmijët. Pra, femra duhet të ketë kujdes të ruajë trupin e saj që nga hyrja në moshën madhore dhe të mos zbulojë nga trupi i saj vetëm se ato pjesë që ia ka lejuar Krijuesi t’i zbulojë.
Ky studim zbulon një mrekulli shkencore të Islamit.
Në fotografin e mëposhtme shfaqen llojet kryesore të kancerit të lëkurës. Kjo sëmundje ka filluar me të shpejtë të përhapet tek gratë që frekuentojnë shpesh plazhet apo që gjatë jetës së tyre të përditshme zbulojnë pjesë të shumta të trupit. Mjekët këshillojnë që për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës, femrat duhet ta mbulojnë trupin.
Rezultatet e studimit:
Shamia nuk është thjeshtë një traditë apo një leckë që vihet mbikohë. Rëndësia e saj është e pakontestueshme në ndryshimin pozitiv të jetës së femrës; ndryshimin e mendimit të saj për vetveten, ndryshimin e mendimit të të tjerëve ndaj saj.
Shamia është mjet preventiv ndaj shumë njerëzve dhe gjërave që mund të kenë në cak dhe shënjestër femrën dhe nderin saj. Një femër e mbuluar do të kontrolloj raportet e saj, do të ndryshoj stilin e jetesës, do të minimizoj kontaktet me burrat e huaj, gjëra këto që vetvetiu ndikojnë në minimizimin e mundësisë së ngacmimit seksual e aq më pak të kidnapimit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...