Grekët i kanë dhënë shumë kontribute botës me artin, kulturën, por edhe sistemet qeverisëse.
Për më tepër, grekët kishin edhe diçka nën mëngë kur ishte fjala për bukurinë. Gratë greke kishin një lëkurë prej hyjneshash falë përdorimit të produkteve natyrale. Sot do të mësojmë edhe ne disa gjëra rreth kësaj rutine bukurie. Nëse dëshironi të kujdeseni me produkte natyrale për lëkurën tuaj, por nuk dini se çfarë duhet të filloni si më poshtë:
Vaj ulliri
Pema e ullirit ishte e shenjtë për grekët e lashtë sepse kishte një përdorim të gjerë në flokë, lëkurë, në trup dhe për shëndetin në përgjithësi. Vaji që nxirrej nga ulliri përdorej nga grekët në lëkurë për t’i mbrojtur nga nxehtësia. Më pas herbalistët e përdorën për të përgatitur kremra për mbrojtje nga dielli. Megjithëse efikasiteti i tij është ende i diskutueshëm në këtë drejtim, vaji i ullirit ka benefite të tjera pa fund për shëndetin e lëkurës.
Vaj bajamesh
Një tjetër përbërës natyral që grekët e përdorni në lëkurën e tyre ishte vaji i bajames. Grekët e lashtë e përdornin edhe për të forcuar flokët. Në ditët e sotme ky vaj është një përbërës i zakonshëm në shumë produkte kujdesi ndaj fytyrës, trupit e flokëve falë acidit linoleik, palmitik, oleik, vitaminës K dhe vitaminës E.
Mjalti
Grekët ishin shumë të dhënë pas përdorimi të mjaltit si maskë fytyre. Kombinimi i tij me vaj ullirin përdorej për të mbajtur lëkurën të tërhequr dhe të butë. Këtë maskë mund ta bëni edhe sot. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe hiqeni me një sfungjer të lagur.
Argjila
Argjila përdoret edhe në ditët e sotme në rastet e trajtimit të lëkurave të yndyrshme dhe për këtë duhet të falenderojmë grekët. Argjila pastron në mënyrë natyrale papastërtitë duke i nxjerrë ato nga thellësia e lëkurës suaj. Gjithashtu ka veti të luftojë inflamacionin dhe skuqjen e shkaktuar nga poret e bllokuara. Pra, nëse po përballeni me një lëkurë të yndyrshme problematike, duhet patjeër të provoni maskën me argjilë.
Skrab me kripë
Grekët e lashtë bënin shpesh skrabe me kripë për të pastruar bërrylat dhe gjunjët e tyre pasi kripa e përzier me vaj ulliri vepron si një eksfoliues natyror. Përziejini së bashku dhe aplikojeni në lëkurë e gjunj duke e masazhuar me lëvizje rrethore. Qelizat e vdekura do të pastrohen lehtësisht duke përdorur këtë përbërje./ Shije/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...