Studimet më të fundit kanë arritur në konkluzionin se përdorimi i saunës ka përfitime shëndetësore.
Personat që shkojnë në sauna të paktën katër herë në javë, largojnë toksinat nga trupi dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut me 50%, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu besohet që dhomat e mbushura me avull ndihmojnë zgjerimin e venave të gjakut dhe ndihmojnë personat e rritur të tejkalojnë stresin.
Studiuesit nga Universiteti Lindor në Finlandë, kanë thënë që këto përfundime ndihmojnë edhe në evitimin e sëmundjeve të zemrës.
Pacientet që vuajnë nga hipertensioni, shpesh këshillohen që të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëjnë më shumë ushtrime.
Por tani ka prova që edhe vizitat e shpeshta në saunë, ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...