Shkencëtarët kanë zbuluar që sapuni antibakterial përmban kimikate toksike dhe ekspozimi i mitrës atyre kimikateve mund të ketë pasoja serioze për fetusin.
Kimikati i quajtur triclocarban (TCC) kalon nëpër placentë dhe nëpërmjet ushqimit me gji transmetohet te fëmija, tregon studimi.
Hulumtuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore, nga Kalifornia, kanë thënë që ekspozimi i përditshëm mund të çojë deri në dëmtime “të pariparueshme” të organeve vitale.
Gjithashtu kanë konstatuar që fëmijët mund të bëhen obezë, nëse nënat e tyre kanë përdorur sapun antibakterial gjatë shtatzënisë.
TCC-ja pengon metabolizmin e lipideve, përkatësisht ngadalëson zbërthimin natyral të yndyrës në trup.
Ekspozimi në jetën e hershme ka potencial të shkaktojë përfundime të pakthyeshme për shkak të natyrës së brishtë të sistemit të organeve dhe mekanizmave mbrojtës në zhvillimin e trashëgimisë, transmeton Telegrafi.
Dëshmia
Studimi ka publikuar dëshminë e parë që TCC-ja lehtë mund të kalojë nga e ëma te pasardhësit. Kjo është brengosëse, duke pasur parasysh që kimikatet janë një ndër ndotësit më të shpeshtë të zbuluar në ujërat e zeza.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar koncentrim të lartë të TCC-së në tru, për të cilat më herët është treguar që pengojnë zhvillimin e organeve.
Studimi i ri pason raportin e Universitetit në San-Francisko, i cili ka treguar që sapunët antibakterialë janë të padobishëm në vrasjen e baktereve.
Më shumëse 200 shkencëtarë kanë përpiluar dëshmitë të cilat tërheqin vërejtjen që kimikatet në produktet e tilla mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...