Ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zhvillimin mendor të tyre, sugjeron një studim i ri. Vetëm 1 vezë në ditë për 6 muaj rrit konsiderueshëm nivelet e lëndëve ushqyese si kholine dhe DHA tek vogëlushët, ku të dyja këto lëndë janë të përfshira në shëndetin mendor.
Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zgjatjen e trupit. Autorja kryesore e studimit, Lora Iannotti, nga Universiteti i Uashingtonit, thotë: Ashtu si qumështi ose farat, edhe vezët ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e një organizmi dhe, për më tepër, kanë përmbajtje të lartë në lëndë ushqyese”.
“Vezët sigurojnë acide yndyrore esenciale, proteina, kholine, vitaminat A dhe B12, selen dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme, shumica e të cilave gjenden edhe tek produktet e tjera shtazore. Shkencëtarët monitoruan më shumë se 160 fëmijë të moshës 6-9 muaj. Nga të gjithë foshnjat, 80 prej tyre u ushqyen me vezë çdo ditë për 6 muaj, ndërsa të tjerët jo. Më pas iu matën nivelet e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet testeve të gjakut. Rezultatet treguan se foshnjat që u ushqyen me vezë kishin nivele shumë më të larta të kholines dhe DHA-së, një lloj acidi yndyror omega 3, ku të dyja këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionin mendor. Gjetjet e studimit u publikuar nga Revista Amerikane e Detologjisë Klinike./Shendeti.com/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...