Google ADS

Sa shpesh shkoni në tualet dhe sa është normalja

08:24 | 27 Mars 2021
Trina Galanxhi

Hidratimi i rregullt është gjëja themelore e një jete të shëndetshme, por edhe zbrazja e rregullt e lëngjeve që kemi marrë.

Kur u pyetën se sa herë në ditë është e dëshirueshme të shkoni në tualet, shkencëtarët u përgjigjën – duhet të urinoni gjashtë deri në shtatë herë brenda 24 orëve, transmeton portali arbresh.info

Sigurisht, nëse pak nga pak ndieni presion në fshikëz dhe duhet të urinoni më shumë se 10 herë në ditë, duhet të konsultoheni me një mjek.

Pra, nëse pini rreth dy litra lëng në ditë, siç rekomandohet, përpiquni të shkoni në tualet çdo dy deri në katër orë për të mbajtur të shëndetshëm traktin tuaj urinar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme