Prej shumë kohësh, lëngu natyral i frutave është reklamuar si një zgjidhje shumë e shëndetshme në krahasim me pijet e tjera të gazuara të renditura sipas ngjyrës nëpër markete ose bare e restorante.
Është e vërtetë që lëngu i frutave i bërë në shtëpi është krejt natyral duke qenë se vjen nga portokalli, molla apo rrushi në shumicën e rasteve.
Madje, ekspertët rekomandojnë që të ushqehemi me pesë fruta dhe perime në ditë.
Por lëngu i frutave është krejt tjetër.
I gjithë problemi me lëngun nis nga momenti kur shtrydhet fruti.
Kur ne hamë një mollë, fibra ngadalëson përthithjen e sheqerit që ka fruti në gjak.
Kjo tretje e ngadaltë, nuk e shtyn pankreasin të stërmundohet duke çliruar insulinë për tu përballur me ortekun e sheqerit që vjen në organizëm.
Për më tepër, fibra na bën të ndihemi më të ngopur.
Por kur shtrydhim mollë ose portokalle, ajo që gëlltisim gjithë kërshëri është një lëng natyral, por shumë i sheqerosur.
Fibra nuk është që të ngadalësojë përthithjen e sheqerit.
Sipas të dhënave nëse organizim është gjithë kohën në sulm nga doza të mëdha sheqeri të lëngshëm, shkakton një simptomë të njohur si rezistenca ndaj insulinës.
Kjo ndodh në momentin që qelizat nuk kanë më aftësinë të përthithin sheqerin në gjak dhe kështu lindin sëmundje si diabeti i tipit 2 ose sheqeri i lartë në gjak.
Nivelet e larta të glukozës shkaktojnë kaos në organizëm dhe dëmtojnë zemrën, veshkën, sytë e të tjerë.
Diabeti shoqërohet me komplikacione si ataku në në zemër, ishemia, verbëria dhe dështimi i veshkave.
Rekomandimi i AgroWeb.org është të keni kujdes së paku me sasinë e lëngjeve të frutave në ditë.
Më mirë një frut se lëngje.
Sa sheqer përmban një gotë me lëng frutash
Në varësi të gotës së servirjes, lëngjet e frutave përmbajnë sasi të konsiderueshme të sheqerit edhe pse sheqer natyral i frutave.
Në një sasi prej 350 ml lëng 100% molle, gjenden rreth 10 lugë çaji me sheqer.
Një gotë me lëng portokalli përmban 9 lugë çaji me sheqer, ndërsa një gotë me lëng rrushi përmban 15 lugë çaji sheqer.
Edhe pse bëhet fjalë për sheqerin që vetë frutat përmbajnë, sasia e madhe është e dëmshme.
Lëngje apo fruta?
Portokallet
Një gotë me lëng portokalli ka 2.5 herë më shumë sheqer dhe vetëm një të tretën e fibrës që gjendet tek një frut i plotë.
Kjo pasi për një gotë lëng përdoren 2-3 portokalle.
Mollët
Një gotë me lëng molle ka vetëm një të dhjetën e fibrës që gjendet tek fruti i plotë.
Një gotë lëng me disa mollë ka 120 kalori dhe 27.2 gramë sheqer ndërsa një frut ka 72 kalori dhe 14.3 gramë sheqer.
Rrushi
Një gotë me lëng rrushi përmban 154 kalori dhe 37.6 gramë sheqer.
Një filxhan çaji me kokrra të plota rrushi ofron 62 kalori dhe 15 gramë sheqer.
Ananasi
Lëngu i ananasit ka 140 kalori, 0.5 gramë fibër dhe 34 gramë sheqer.
Fruti i plotë ka 74 kalori, 2.2 gramë fibër dhe 14.4 gramë sheqer.
Nëse nuk ushqeheni mjaftueshëm me fruta dhe perime, lëngjet janë variant i mirë.
Fundja ato përmbajnë vitamina dhe ushqyes.
Kujdes me sasinë.
Por nëse do të mund të zgjidhnit, më mirë merrni një frut të plotë dhe nëse keni etje, një gotë me ujë.
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...