Është e natyrshme që do të shtoni peshë në këtë fazë dhe kjo është e dëshirueshme, por nëse shtoni më shumë se që duhet rrezikoni që të ju shfaqet diabeti gestacional (i shtatzënisë), hipertensioni, dhe komplikime të ndryshme gjatë dhimbjeve dhe vet lindjes.
Pesha e tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore si për nënën ashtu edhe për foshnjën gjatë dhe pas shtatzënisë.
Në anën tjetër, nëse nuk shtoni peshë sa duhet edhe kjo paraqet rrezik në vete ngase mund të çojë në lindje të parakohshme të foshnjës apo foshnjë shumë të vogël në peshë dhe madhësi, si dhe komplikime tjera.
Për gratë me peshë normale, rekomandohet që t’i shtojnë 10 deri në 15 kilogram gjatë shtatzënisë. Megjithatë, niveli i shtimit të peshës varet nga faktorë të ndryshëm si metabolizmi juaj, gjenetika dhe aktiviteti fizik. Për këtë arsye, konsultohuni me mjekun tuaj rreth peshës gjatë takimeve të rregullta që i keni.
Në përgjithësi, sipas tremujorëve rekomandimet janë këto:
– Gjatë tremujorit të parë foshnja është shumë e vogël, nuk keni nevojë të shtoni më shumë se 1.5 deri në 2 kg. Nëse keni të vjella të mëngjesit mund të mos shtoni por edhe të humbni peshë, por kjo është normale meqë i kompensoni në tremujorin e dytë.
– Në tremujorin e dytë foshnja fillon të zhvillohet vrullshëm dhe nëse keni filluar shtatzëninë me peshë normale, atëherë në këtë periudhë i shtoni rreth 6 apo 7 kilogram.
– Në tremujorin e tretë foshnja vazhdon të rritet por me rritëm më të qëndrueshëm dhe në këtë periudhë i shtoni rreth 4.5 kilogram.
Shtimi gradual i peshës është i rëndësishëm sepse foshnja ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm të lëndëve ushqyese dhe kalorive për t’u zhvilluar.
Nëse keni binjakë, rekomandohet të shtoni mesatarisht 17 deri në 24 kilogram. Femrat mbipeshë duhet të shtojnë 14 deri 22 kilogram, ndërsa ato me obezitet 11 deri 19 kilogram.
Si shpërndahet kjo peshë e shtuar?
Për një peshë të shtuar prej 13.5 kilogram, zbërthimi është kështu:
Mos u brengosni për heqjen e peshës pas lindjes. Shumë gra befasohen se sa shpejt kthehen në gjendje normale. Po ashtu, është vërejtur se gjidhënia e përshpejton heqjen e peshës së tepërt. Ushqehuni shëndetshëm dhe bëhuni aktiv dhe shpejt do të ktheheni në gjendjen e mëparshme.
Marrë nga profili i Dr. Ahmet Payasil në facebook.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...