Mjekët shpesh rekomandojnë të hani rrush të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të mbajtur shëndetin e zemrës, eliminimin e kolesterolit, për të parandaluar kapsllëkun, si dhe për të ulur nivelin e triglicerideve, transmeton Shendeti.com.al.
Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.
Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët.
Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë (deri mëngjesin tjetër).
Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh.
Ndiqni këtë regjim për katër ditë, të paktën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...