Sa më shumë yndyrë qumështi, aq më i ulët është rreziku i sëmundjeve të zemrës

10:24 | 25 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit që marrin më shumë yndyrë qumështi kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare sesa ata që marrin pak, sipas hulumtimeve të reja.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh studioi konsumin e 4,150 të anketuarve 60-vjeçarë në Suedi, vendin me nivelin më të lartë në botë të prodhimit dhe konsumit të produkteve të qumështit, transmeton portal arbresh.info

Gjatë studimit janë matur nivelet e acidit yndyror në gjak, që gjendet zakonisht në ushqimet e qumështit.

Ekspertët më pas ndoqën grupin për një mesatare prej 16 vjetësh për të vëzhguar se sa prej tyre kishin pasoja të zemrës, trurit dhe të tjera serioze në qarkullim, dhe sa vdiqën.

Pas rregullimit statistikor për faktorët e tjerë të njohur të rrezikut kardiovaskular, përfshirë moshën, të ardhurat, stilin e jetës, zakonet e të ngrënit dhe sëmundje të tjera, studiuesit zbuluan se ata me nivele të larta të acideve yndyrore, që dëshmuan marrjen e lartë të yndyrës së qumështit, kanë shfaqur rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nënat që kanë marrë dy doza të vaksinës transmetojnë antitrupa të foshnja përmes qumështit

Ekipi më pas konfirmoi këto gjetje në popullata të tjera pasi kombinoi rezultatet suedeze me 17 studime të tjera që përfshinë gati 43,000 njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Edhe pse gjetjet mund të ndikohen pjesërisht nga faktorë të tjerë përveç yndyrës së qumështit, hulumtimi ynë nuk sugjeron ndonjë dëm për yndyrën e qumështit në vetvete,” tha Matt Marklund, një studiues i lartë në Institutin George të Shëndetit Global në Australi dhe bashkautor i studimit.

“Ne zbuluam se ata me nivelet më të larta kanë në fakt rrezikun më të ulët të CVD (sëmundjeve kardiovaskulare). Këto marrëdhënie janë shumë interesante, por ne kemi nevojë për studime shtesë për të kuptuar më mirë ndikimin e plotë të yndyrave të qumështit dhe ushqimeve të qumështit në shëndet”, shtoi ai.

Autorja kryesore e studimit, Katie Trey, tha se konsumi i disa produkteve të qumeshtit, veçanërisht atyre të fermentuara, luan rol në shëndetin e zemrës.

“Ka dëshmi në rritje se ndikimi i ushqimeve të qumështit në shëndet mund të varet më shumë nga speciet – të tilla si djathi, kosi, qumështi dhe gjalpi – sesa përmbajtja e yndyrës, duke ngritur dyshimet nëse shmangia e yndyrave të qumështit është përgjithësisht e dobishme për shëndetin kardiovaskular”, tha ajo.

Ky hulumtim sugjeron që zvogëlimi i yndyrës së qumështit ose shmangia e produkteve të qumështit në tërësi mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për shëndetin e zemrës./arbresh.info/

Të ngjashme