Ekspertët thonë se gjatë verës është esenciale konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që të shmangni dehidratimin dhe problemet tjera shëndetësore.
Thënë më thjesht, vera sjell rrezet e diellit, ato e sjellin nxehtësinë dhe rrezikun e madh për t’u dehidratuar, transmeton Telegrafi.
Efektet e dëshmuara të ujit
Ja një fakt interesant: Trupi juaj është i përbërë nga 65% ujë, e shumica e ujit gjendet brenda qelizave tuaja.
Përfitimet e një sistemi të hidratuar të trupit
– E rregulloni temperaturën
– Uji iu ndihmon veshkave të funksionojnë mirë dhe t’i largojnë toksina
– E mban lëkurën të shëndetshme
– Ndihmon në humbjen e peshës
– I lubrifikon nyejt dhe muskujt
– E rritë disponimin
– I shmangë gurët në veshka
Sa ujë duhet të pini gjatë verës?
Me nxehjen e motit, trupi juaj fillon të djersitet për ta rregulluar temperaturën e vet. Ju i keni 2.6 milionë gjëndra të djersës të cilat punojnë për ta rregulluar temperaturën e trupit duke liruar lëngje përmes poreve. Prandaj është esenciale që vazhdimisht ta kompensoni atë humbje të lëngjeve.
Sasia e ujit që duhet ta pini dallon nga personi në person. Ndonëse ekspertët amerikanë rekomandojnë t’i pini dy litra ujë, ekspertët tjerë thonë se më së miri është ta dëgjoni trupin tuaj – pra të pini çdo herë që e ndjeni veten të etur.
Vlen të ceket se nëse merreni me ushtrime fizike është e rëndësishme të konsumoni më shumë ujë.
Shenjat e dehidratimit
– Urinë me ngjyrë të verdhë
– Dhimbje e kokës
– Lodhje
– Urinoni më rrallë
– Marramendje
– Kapsllëk.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...