Sa kohë mund të rrijë një vezë e zier në frigorifer

00:48 | 9 Mars 2021
Trina Galanxhi

Vezët e ziera janë mëngjesi më i mirë për shumë njerëz, pasi kanë vlera të mëdha udhqyese, proteina, vitamina dhe minerale.

Sidoqoftë, nëse ju pëlqen të gatuani një sasi më të madhe ose thjesht ju mbetet një vezë për më vonë, atëherë është e rëndësishme të dini si t’i ruani siç duhet në frigorifer, si dhe sa mund të zgjasin aq të gatuara, transmeton portal arbresh.info

Vezët e ziera do të qëndrojnë “të freskëta” edhe kur i mbani në frigorifer për shtatë ditë, sipas shkencëtarëve nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA), raportojnë mediat amerikane.

Kushti për të zgjatur një javë është t’i vendosni në frigorifer menjëherë pas gatimit dhe ftohjes, prej maksimumi 2 orë pas gatimit.

Sa i përket vetë lëvozhgës, ajo nuk duhet të hiqet derisa veza të jetë ftohur plotësisht, sepse kjo do të zvogëlojë ndjeshëm jetëgjatësinë e tyre.

Ashtu si me të gjithë ushqimet e gatuara, i njëjti rregull zbatohet për vezët e ziera fort, ato nuk janë “të sigurta” për t’u ngrënë nëse lihen në temperaturë dhome për më shumë se dy orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme