Nëse përpiqeni të mbeteni shtatzënë… e dini me siguri që mund të jetë e komplikuar.
Kontrollimi i ovulacionit, e dukjes së sekretit, kërkimi i pozave në të cilat “më së lehti bëhet bebja”… Por, sa shpesh do të duhet të bëni dashuri për të mbetur shtatzënë.
Natyrisht, duhet të ndiqni kur ju janë ditët e frytshme, gjë që do të jetë disa ditë para dhe disa ditë pas ovulacionit, transmeton Telegrafi.
Kur ovulacioni ju është më preciz përcaktohet me ultrazë vagjinal, por edhe testet shtëpiake përcaktimin e ditëve të frytshme mund të jenë të dobishme.
Nëse mjeku ju përcjell ovulacionin dy, tre muaj, probabiliteti është më madh që gjatë muajve në vijim edhe vetë të dini të mësoni ditët e frytshme.
Studimet thonë kështu: nëse kemi seks çdo ditë gjatë ditëve të frytshme, keni rreth 25 për qind shanse që atë muaj të mbeteni shtatzënë, mirëpo nëse bëni dashuri çdo të dytën ditë në atë periudhë, probabiliteti bie në 22 për qind.
Nëse bëni seks një herë në javë, shanset që të mbeteni shtatzënë gjatë atij muaji janë vetëm 10 për qind.
Natyrisht, nuk ka kurrfarë nevoje që t’ia përkufizoni vetes dashurinë vetëm në ditët e frytshme.
Hulumtimet thonë që nëse kënaqeni në seks sa më shpesh që është e mundshme, shtoni shanset që të mbeteni shtatzënë.
Është me rëndësi që bërja dashuri të mos shndërrohet “në detyrim”, pasi që atëherë rrezikoni të bëheni shumë të pikëlluar që nëse megjithatë nuk i shihni “dy vizat” shpejt siç keni shpresuar.
Ideale të do jetë që të bëni dashuri çdo të dytën ditë, kështu që do të jeni të sigurt që numri i spermatozoideve gjithmonë të jetë i mirë, por që nuk do t’i “gaboni” ditët e frytshme.
Nëse edhe pas gjashtë muajsh përpjekjeje që të mbeteni shtatzënë, kërkoni këshillë nga mjeku. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...