Frutat e thatë, pavarësisht nga madhësia e tyre mund të jenë një ‘bombë’ e vërtetë e energjisë.
Arsyeja për këtë është përqindja e madhe e fibrave dhe lëndëve ushqyese që mbeten kur frutat privohen nga uji, transmeton portal arbresh.info
Shembulli më i mirë i kësaj janë kajsitë e thata, ku gjysma e filxhanit të këtij fruti të thatë përmban 4.7 gramë fibra, ndërsa e njëjta sasi e frutave të freskëta përmban vetëm 1.6 gramë. Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve dhe vitaminave B.
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fruta të thatë kanë zakone më të shëndetshme të të ngrënit dhe peshë më të ulët trupore.
Megjithatë, duhet të kini parasysh se përqindja e sheqerit në frutat e thata është më e lartë se te ato të frekstat.
Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fruta të thata. Për shembull, një filxhan rrush të freskët ka 23 gram sheqer dhe 104 kalori, ndërsa e njëjta sasi rrush i thatë ka 116 gram sheqer dhe pesë herë më shumë kalori.
Kur bëhet fjalë për konsumimin e frutave të thata, rekomandohen 15 gramë për vakt.
Frutat e thata mund të jenë një meze e lehtë shumë e shëndetshme, veçanërisht nëse kombinohen me arra. Nëse dëshironi të humbni peshë, kujdesuni që të kufizoni marrjen e frutave të thata në mënyrë që të mos ngadalësoni procesin e djegies së dhjamit.
Shmangni frutat e thata të cilave u është shtuar sheqeri gjatë procesit të tharjes, siç është rasti me ananasin dhe frutat e tjerë të ëmbëlsuar.
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj disa ruajtësve ose keni astmë, zgjidhni produkte organike që nuk i përmbajnë ato./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...