Me vite të tëra, shkencëtarët kanë sugjeruar se sasia e ujit që duhet ta konsumojmë gjatë ditës është rreth tetë gota ujë.
Por, a është vërtet nevoja që gjatë tërë ditës të konsumoni ujë? – transmeton Telegrafi.
Sipas një studimi, ndoshta jo! Kjo sepse studimi ka zbuluar që mjafton të pini aq shumë ujë sa jua lypë trupi.
Në fakt, ata thonë se konsumimi i sasive të tepërta të ujit mund të jetë i rrezikshëm, ndërkaq në raste ekstreme mund ta shkaktojë edhe vdekjen.
“Nëse i përshtatemi vetëm kërkesës së trupit tonë – pra të pimë ujë vetëm kur ndihemi të etur – atëherë edhe kjo është në rregull”, ka thënë hulumtuesi Michael Farrell nga Australia.
Sipas tij, konsumimi i tetë gotave ujë në ditë nuk është se shkakton ndonjë dëm sepse nuk është sasi tepërt, por ai është ithtar i të konsumuarit ujë aq shumë sa ia kërkon trupi! /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...