Sa gjatë mund të mbijetojë një person nëse ka sasi të pakufizuara të ujit, por nuk ka ushqim fare?
Shikoni përgjigjen e plotë të ekspertit Richard Lee Fulgham:
“Këtë përgjigje e di sepse kam studiuar urinë. Një njeri i shëndetshëm mund të jetojë përafërsisht 45 deri në 65 ditë pa ushqim të çfarëdo lloji, përderisa e mban veten të hidratuar”, transmeton Telegrafi.
Ju mund të jetoni pa ndonjë simptomë të madhe për rreth 30 deri 35 ditë, por pas kësaj periudhe me siguri filloni të keni diarre, probleme me lëkurën dhe, normalisht, humbje të madhe të peshës.
Trupi fillon ta hajë vetveten, duke filluar nga dhjami e deri te indet muskulore.
Por, dëshmitë e shumta tregojnë se uria është mënyrë pa dhimbje për të vdekur. Në fakt, ju përjetoni ndjenja të mahnitshme të euforisë kur trupi e kupton se pothuajse ka vdekur.
Kjo ende nuk dihet nëse është dhuratë hyjnore apo thjesht reagime të trurit.
Por normalisht se këto ndjenja nuk i përjetojnë të gjithë, pasi që disa viktima kanë raportuar për probleme serioze me lëkurën, diarre të pandalshme, probleme me gëlltitjen e pështymës, etj.
Në shumicën e rasteve, vdekja vjen kur organet fillojnë të ndalen pas gjashtë apo nëntë javëve. Kryesisht zemra thjesht ndalon së funksionuari.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...