Google ADS

Sa fjalë duhet të dijë e të thotë një fëmijë i moshës dy vjeçare

09:00 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Besohet se një fëmijë fiton të parën aftësinë për të ecur ose për të folur rreth moshës dy vjeç! Nëse gjatë muajve të parë të jetës, fëmija belëzon, ose thjesht përsërit rrokjen e fundit të fjalëve, pas ditëlindjes së dytë, fëmijët arrijne të shqiptojnë rreth 100 fjalë.

Është e vërtetuar shkencërisht se aftësia e fëmijëve për të folur zhvillohet kur ai vendoset në pozita për të kthyer përgjigjie. Ndaj mjekët e ndalojnë përdorimin e tepruar të tabletëve dhe celularëve, pasi fëmijët nuk kanë interaktivitet gjatë kohës që kalojnë me pajisje elektronike nëpër duar. Fëmija në këtë moshë mund t’i dijë kuptimin rreth 300 fjalëve , por të jetë i aftë të thotë 2/3 e tyre. Por jo të gjithë fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike (të levizurit) të kuptuarit, apo të shprehurit sipas një modeli, ndaj nuk është për t’u shqetësuar nëse fëmija nuk flet pa ndërprerje derisa të jetë 2 vjeç e gjysmë.

Megjithatë, nëse deri në kohën kur fëmija juaj është pothuajse 3 vjeç, thotë më pak se 25 fjalë dhe nuk mund t’i kombinojë ato në një frazë të thjeshtë me dy fjalë, bisedoni me pediatrin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme