Në ditët e sotme shtatëzania duket se është kthyer në një “sëmundje” e cila kërkon kontroll të vazhdueshëm mjekësor edhe nëse mbarëvajtja është tepër normale.
Shpesh gruaja e gjen veten duke bërë pafund ekografi, kur në të vërtetë numri i tyre është i kufizuar. Sigurisht që këto ekografi kërkojnë një shpenzim të madh që në më të shumtën e rasteve nuk është i nevojshëm.Sa është numri i këshillueshëm dhe përse gruaja kërkon të bëjë më shumë ekografi?
Mjekët këshillojnë që gjatë gjithë shtatëzanisë gruaja të kryejë 3 ekografi, nga një për çdo trimestër, ndër të cilat më e rëndësishmja është ekografia morfologjike e cila kryhet gjatë trimestrit të dytë dhe jo më parë. Arsyet që e çojnë një grua shtatëzanë të shkojë më shpesh se kaq tek mjeku për të bërë ekografi (zakonisht 1 herë në muaj) është shqetësimi që ajo mund të ndiejë në lidhje me shëndetin e fëmijës, dëshira për të parë fëmijën, për të pasur sa më shumë fotografi të tij, nga ankthi për të pasur gjithçka nën kontroll. Nëse shtatëzania është normale, pra nuk paraqet asnjë rrezik për fëmijën dhe gruan, gruaja nuk ndien asnjë shqetësim etj, nuk është e nevojshme të bëhen më shumë se 3 ekografi.
Fiksimi i nënave
Është vërtetuar se shumë nëna përdorin ekografitë (2D, 3D dhe 4D) për të krijuar video të fëmijës brenda uterusit, por diçka e tillë nuk këshillohet absolutisht nga FDA (administrata e ushqyerjes, medikamenteve dhe shëndetit), kjo pasi ultratingujt mund të nxehin indet duke shkaktuar dëmtime tek fetusi. Sipas tyre gruaja duhet të bëjë më shumë eko në rast se shtatëzania e saj nuk ka një ecuri të mirë ose në rast se mban brenda barkut të saj më shumë se një fëmijë.
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...