Edhe pse nuk ekziston një kufi i saktë për peshën e fëmijës kur vjen në jetë, pranohet gjerësisht se mbi 2500 gram një fëmijë mund të quhet se ka peshë normale.
Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa faktorë të tjerë si: zgjatja e shtatzanisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës, por rëndësi kanë edhe sëmundjet që mund të ketë kaluar nëna gjatë shtatzënisë.
Që në ditët e parë pasi fëmija ka ardhur në jetë, fillon të shtojë në peshë dhe kjo është shenjë treguese e një fëmijë shëndetplotë.
Menjëherë pas lindjes foshnja pëson një rënie të lehtë në peshë, por kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Gjatë ditëve të para ai humbet 150 deri në 300 gram dhe ky fenomen është mëse normal.
Nëse foshnja humbet më shumë gram brenda ditëve të para mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje të mundshme ose thjesht fëmija nuk po pi qumësht mjaftueshëm.
Ja sa duhet të shtojë një bebe nga muaji i parë deri në të 12-in.
Muaji 1-rë 600 gram,
muaji 2-të 900 gram,
muaji 3-të e 4-të 750 gram,
muaji 5-të e 6-të 600 gram,
muaji 7-të – 9-të 450 gram,
muaji 10-të – 12-të 300 gram
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...