Shumë hulumtime dhe debate janë kryer rreth temës së shtypjes së gjakut
Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është më se i domosdoshëm, pasi që shtypja e gjakut mund të shkaktojë vdekjen e një personi.
Çfarë është shtypja e gjakut?
Në terma të thjeshtë, shtypja e cila shkaktohet kur gjaku shtypet në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut.
Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër, transmeton Telegrafi.
Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni
Pasi që mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut, ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha në moshë, dhe nga gjinia në gjini.
Më poshtë e keni një listë të niveleve të shtypjes së gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë:
Te meshkujt, niveli i shtypjes së gjakut konsiderohet normal nëse nivelet janë afër numrave të përshkruar më poshtë:
Mbi 20 vjet: 123/76
20-30 vjet: 126/79
30-40 vjet: 129/81
40-50 vjet: 135/83
50-60 vjet: 142/85
Mbi 70 vjet: 142/80
Te femrat, nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga ato të meshkujve për shkak të diferencave fizike
Mbi 20 vjet: 116/72
20-30 vjet: 120/75
30-40 vjet: 137/84
40-50 vjet: 137/84
50-60 vjet: 144/85
Mbi 70 vjet: 159/85.
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...