Rrudhat në ballë mund të japin shenjë për një sëmundjeje të rëndë

11:20 | 7 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi francez, rrudhat në ballë mund të paralajmërojnë për një sëmundje të rëndë.

Rezultatet e hulumtimit, të kryera nga shkencëtarët francezë nga Qendra Mjekësore Universitare në Toulouse, tregojnë se rrudhat në pjesën e sipërme të fytyrës mund të paralajmërojnë probleme të mundshme me zemrën dhe enët e gjakut, transmeton portal arbresh.info

“Ju nuk mund të shihni ose ndjeni faktorë rreziku si kolesteroli i lartë në gjak ose presioni i lartë i gjakut. Ne kemi studiuar rrudhat e ballit sepse ato janë aq të thjeshta dhe shumë të dukshme”, thotë autorja e studimit Jolanda Esquirol.

Megjithëse, studimi nuk ka deklaruar se cila është lidhja mes llojit të rrudhave në ballë dhe sëmundjeve kardiovaskulare, mjekja ka vënë në dukje se një rrudhë në ballë mund të bëjë me ulje të elasticitetit të arterieve për shkak të akumulimit të depozitave në muret e tyre.

Nëse doni lëkurë pa rrudha duhet të konsumoni këto ushqime

Për shkak se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato janë më të ndjeshme ndaj tkurrjes, që do të thotë se mund të jetë një shenjë e plakjes së parakohshme.

Studimi që zgjati rreth 20 vjet, përfshiu 3,200 të rritur të shëndetshëm të moshave 32, 42, 52 dhe 62 vjeç.

Secili pjesëmarrës u vlerësua në varësi të thellësisë së rrudhave në ballë. Pikat shkonin nga zero në tre.

Studimi zbuloi se ata që kishin një pikë kishin rrezik më të lartë për të humbur jetën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa ata me dy ose tre pikë kishin një rrezik 10 herë më të lartë.

Një vështrim në fytyrën e një personi mund të zbulojë një problem të mundshëm shëndetësor, dhe më pas mjeku mund të këshillojë pacientin se si të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes, shpjegoi Dr. Esquirol, duke shtuar se një ndryshim në zakonet e jetës do të luante rol të madh në jetëgjatësi.

Ndryshimi fillon nga dieta dhe aktiviteti fizik që bën personi.

Meqenëse ky është studimi i parë që bën lidhjen mes rrudhave të ballit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, këshillohet që të kryhen studime të mëtejshme.  /arbresh.info/

Të ngjashme