Numri i të prekurve nga fruthi në Maqedoni rritet. Vetëm në Dibër arriti në numrin 36. Sipas Metor Melës, epidemiologut pranë Njësisë të Qendrës për Shëndetësi Publike, vetëm sot sot është regjistruar persona me fruth.
Ai tha se personat tjerë tashmë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Mela shtoi se megjithatë mbetet në fuqi epidemia e fruthit në Dibër, por shtoi se 4 ditët e fund është vërejtur ulje e intensitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zyrtarisht, në Dibër foshnja 9 mujore është më e sëmurë me fruth, ndërsa më e moshuara është një grua e moshës 44 vjeçare. Nga njësia e Shëndetit Publik të Dibrës deklarojnë se rasti i të sëmurëve nga frithi është si rezultat i mospasjes së infektologut në Dibër, dhe janë dërguar në mjekim në Ohër dhe Shkup.
Ky nuk është rasti i parë sëmundjes së fruthit gjatë viteve. Në mars të vitit 2014 në Shkup u shpall epidemia e fruthit, ndërsa situata ishte serioze edhe në shkurt të këtij viti. Statistikat thonë se këto viruset e këtilla në të shumtën e rasteve vijnë si pasojë e lëvizjes së popullatës siç janë pushimet verore apo vizita e mërgimtarëve.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...