Google ADS

Rritet numri i të prekurve nga HIV tek moshat mbi 50 vjeç

22:50 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Sjelljet e pamenduara seksuale të shkaktuara nga divorcet, qëndrojnë prapa rritjes së numrit të personave të prekur nga HIV mbi moshën 50 vjeçare, është thënë në një studim të publikuar në The Lancent.

Niveli i personave të diagnostifikuar me këtë sëmundje është rritur për 3.6% përgjatë 12 vjetëve deri në vitin 2015.

Ekspertët kanë deklaruar që rritja e personave mbi 50 vjeç të prekur nga HIV, vjen si pasojë e marrëdhënieve seksuale pas divorcit, gjegjësisht ndërrimit të partnerëve.

“Persona të ndryshim i japin fund lidhjeve të gjata të tyre, dhe mendojnë që përdorimi i kontraceptivëve është i nevojshëm vetëm për parandalimin e shtatzënisë” ka thënë udhëheqësi i shoqatës për HIV dhe AIDS, The Crescent, Iain Murtagh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme