Google ADS

Rritet numri i personave që gërhasin në gjumë

21:22 | 7 Janar 2019
Trina Galanxhi

Një natë me gjumë të qetë po bëhet më e vështirë për shumë persona, kjo pasi shkencëtarët kanë zbuluar se personat që gërhasin pothuajse janë dyfishuar brenda 20 vjetëve të fundit.

Ekspertët në Londër kanë deklaruar se rritja e numrit te personave obezë dhe përdorimi në rritje i telefonave të mençur mund të fshihen prapa kësaj.

Ata kanë gjetur se 7% e popullsisë vuan nga apnea e gjumit, forma më e keqe e çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit, krahasuar me 4% sa ishte dy dekada më pare.

Studiuesit kanë analizuar 1,239 persona të rritur dhe kanë gjetur se katër në dhjetë persona gërhasin të paktën tre net brenda javës.

Të gjeturat janë publikuar në revistën mjekësore Sleep Medicine.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme