Google ADS

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të fëmijëve me Covid-19, një e treta e tyre në kujdesin intesiv

17:49 | 26 Gusht 2020
Arbresh Info

Sipas  të dhënave të reja që prej fillimit të muajit gusht më shumë se 70,000 fëmijë janë raportuar se janë infektuar me Covid-19.

Rastet e fëmijëve u rritën me 21% midis 6 gushtit dhe 20 gushtit, sipas një raporti të përditësuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve. Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë regjistruar 440,000 fëmijë të infektuar me koronavirus.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve, infektimi nga fëmijët është i rrallë, megjithatë ekspertët shprehen se duhet të këmi kujdes.

Raporti i Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve në fillim të këtij muaji publikoi raportin e shtrimit në spital, ajo që vihej re ishte se një e treta e fëmijëve ishin në kujdesin intesiv njëjtë si të rriturit.

Rreziku pritet të rritet pasi fëmijët janë duke u përgatitur për tu kthyer në shkollë.

Ekspertët bëjnë thirje të zbatojnë rregullat e vendosura nga organet përkatëse gjithashtu për asnjë moment nuk duhet të heqin maskën në ambiente publike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme