Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

21:47 | 17 Mars 2021
Arbresh.info

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

Ishemia dhe migrena

Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve. Sipas të dhënave femrat nga 35 deri në 45 vjeç që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia.

Problemet me zemrën

Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë. Këshillohet që njerëzit që vuajnë nga migrena por edhe kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes me medikamentet. Disa prej tyre ngushtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë stres në zemër.

Fibromialgia- çrregullimi i indeve të buta

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i indeve të buta përjetojnë dhimbje të forta të migrenës. Kjo për shkencëtarët është e paqartë, ndonëse të dyja këto probleme kanë të njëjtët shkaktarë.

Depresioni

Migrena godet më shumë njerëzit që kanë çrregullime bipolare dhe depresion. Përpos kësaj, sa më të shpeshta të jenë dhimbjet e kokës aq më i madh është rreziku i depresionit. Mjekët rekomandojnë ecje në ambiente të jashtme për 20 minuta dhe gjumë të qetë për të shmangur migrenën dhe episodet depresive.

Ankthi

50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kronike përballen edhe me ankthin. Migrena kronike shoqërohet me 15 episode dhimbjeje në muaj. Ankthi është simptomë shoqëruese e saj.

Paraliza Faciale

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga paraliza faciale. Kjo paralizë prek nervat që kontrollojnë lëvizjet e muskujve dhe të fytyrës. Mjekët janë ende të paqartë për lidhjen mes të dyja sëmundjeve, por mendojnë që pikënisja qëndron tek inflamacioni dhe qarkullimi i keq i gjakut.

Sëmundja e Parkinsonit

Sipas studimeve rezulton se problemet me dopaminën – transmetues nervor- janë një nga shkaktarët e migrenës. Sipas tyre të njëjtat probleme shfaqen edhe tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Rrjedhimisht ata dyshojnë për një lidhje mes të dyja sëmundjeve.

Epilepsia

Njerëzit që vuajnë nga migrena janë dyfish më të rrezikuar nga epilepsia. Njerëzit që vuajnë nga epilepsia janë dy herë më të prirur të vuajnë edhe nga migrena./agroweb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme